1-8 shtator, Korça do të bëhet destinacioni i artistëve

0
213

5 vite me “Koko Fest”. Korça do të jetë në festë përgjatë ditëve të festivalit nga data 1-8 shtator. Artistët më të mirë të të gjithë trevave shqiptare, jo vetëm të humorit, mblidhen në festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë.

Teatri i Shkodrës, i Fierit, i Vlorës, i Durrësit, Gjirokastrës, Korçës pa dyshim dhe trupa të tjera që vijnë nga Kosova e Maqedonia, kanë qenë pjesë konkurruese e këtij festivali, vit pas viti. Këtë vit, do të shfaqen 8 premiera.