10 ndryshimet mes një shefi dhe një lideri

333

 

Të jesh në krye të një kompanie apo një grupi pune nuk ju bën automatikisht dhe një drejtues për ekipin tuaj. Diferenca mes të qenët një shef dhe një lider është e lehtë, mund të duket e hollë por është e rëndësishme për njerëzit që punojnë me ju.

Hapi i parë për të kuptuar se si të jeni një drejtues konsiston në analizën e mënyrës së sjelljes.
Më poshtë është një listë me dhjetë tipe sjelljesh që do t’ju ndihmojnë të kuptoni ndryshimin mes një shefi dhe një lideri.

1- Një shef di gjithçka, një lider nuk rresht kurrë së mësuari.

2- Një shef jep përgjigje; një lider kërkon zgjidhje.

3- Një shef flet më shumë se sa dëgjon; një lider dëgjon më shumë se sa flet.

4- Një shef drejton; një lider trajnon.

5- Një shef kritikon; një lider inkurajon.

6- Një shef identifikon dobësitë; një lider kërkon aftësitë natyrale.

7- Një shef përdor vetën e parë njëjës të përemrit vetor “Unë”; një lider përdor vetën e parë të shumësit “Ne”

8- Një shef do t’ju qortojë; një lider merr përgjegjësinë.

9- Një shef mbron veten; një lider ndan dobësitë e tij.

10- Një shef kërkon rezultate; një lider nxit performancën.