10 porosi të dhëna në gjithë botën për reagimin ndaj koronavirusit

129

10 porosi të dhëna në gjithë botën për reagimin e individit ndaj koronavirusit:

1- frika nuk ndihmon, kujdesi po

2- shmangni sa të jetë e mundur shtrëngimet e duarve

2- lajini rregullisht duart jo më pak se 20 sekonda dhe shmangni gjithashtu prekjen e syve, hundës dhe gojës pas kontakteve fizike me të tjerë

4- nëse teshtini përdorni një pecetë letre apo vendosni krahun përpara gojës

5- kujdesuni për më të moshuarit a të sëmurët kronikë në familjen tuaj, që të kufizojnë kontaktet fizike dhe daljet e panevojshme nga shtëpia (mesatarja moshore e atyre që kanë humbur jetën në itali, sipas statistikës së fundit, është 81 vjeç)

6- mbani parasysh që pjesa dërrmuese (mbi 80%) e atyre që preken nga koronavirusi e kalojnë epideminë pa asnjë shenjë ose si një rrufë të zakonshme stinore

7- mos u alarmoni nga shenjat gripale dhe mos lëvizni drejt e për në spital apo në qendrën shëndetësore, por telefononi menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127 dhe ndiqni këshillat e marra

8- nëse vini nga zona e kuqe e Italisë apo zona të tjera të prekura, vetëkarantinohuni në shtëpinë tuaj për 14 ditë, duke shmangur kontaktet me jashtë shtëpisë, pavarësisht se mund të mos keni asnjë shenjë shqetësuese

9- bëni shumë kujdes me burimet e informacionit e sidomos me internetin dhe referojuni burimeve zyrtare të autoriteteve të shëndetësisë e këshillave të tyre

10 -asnjë panik dhe asnjë dyshim se do ta kalojmë edhe këtë sfidë së bashku, duke mos e harruar asnjë çast se nuk jemi përpara fundit të botës, po përpara një virusi të panjohur deri më sot (me shërueshmëri mesatare statistikore në 97% të rasteve)!