100 milionë dollarë për rritje pagash në administratën publike

214

rritje rrogash

Qeveria ka prezantuar pasditen e kësaj dite planin e saj për modernizimin e administratës publike, duke e vënë theksin tek rritja e rrogave për punonjësit e kësaj kategorie.

Duke marrë fjalën në këtë event, kryeministri Rama ka deklaruar se shërbëtorët e shtetit duhet të vlerësohen për kontributin e tyre në realizimin e reformave të qeverisë së tij.

Kryeministri Rama bëri me dije se, “qeveria ka vendosur që të spostojë nga buxheti i shtetit në atë të familjeve 100 milionë dollarë, për të rritur rroga e pensione”.