12 shtetet ku shqiptarët mund të marrin certifikatë

175

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë në vijim të zbatimit me sukses të lëshimit të Certifikatave të Lindjes ose Familjare për shtetasit shqiptarë në Itali, njofton se ky shërbim është zgjeruar edhe në 12 shtete të tjera.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë bënë të ditur se tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së në: Vjenë, Sofje, Pragë, Budapest, Prishtinë, Zagreb, Tokjo, Podgorice, Bukuresht, Bratislavë, Bernë, Ankara, Stamboll.