12-vjeçari gjeni, shkon direkt në universitet

196

Është vetëm 12-vjeç dhe thjesht është një gjeni. Nëse moshatarët e tij janë ende duke luajtur, Carlos Santamaria Diaz ka plane të tjera për jetën, pasi ai është një talent i rrallë në në fushën e fizikës biomjekësore.

12-vjeçari është studenti më i ri që është pranuar në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës. Djali fillimisht i është nënshtruar një provimi fizike, që më pas do t’a bënte atë pjesë të Universitetit Kombëtar të Meksikës.

Deri në moshën 9-vjeçare, ai mori pjesë në programe të ndryshme universitare, në kimi analitike, biokimi dhe biologji.

Por inteligjenca e tij duket sikur nuk ka kufinj, pasi Carlos Diaz i ka ofruar disa këshilla presidentit të zgjedhur të Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, për mënyrën sesi duhet ta qeverisë Meksikën.