17780 vende të lira në universitet publike. Sot filloi faza e dyte e aplikimeve

260

studente-universitet-filologjiku-620x330

17 780 vende janë në dispozicion të maturanteve për të gjithë programet mësimore që ofrohen në universitetet publike në vend. Në fazën e parë u shpallën fitues maturantët me rezultate të larta, të cilët fituan në disa degë. Tashmë që ata kanë zgjedhur se cilin program do të ndjekin janë liruar vendet. Sot ka nisur aplikimi nga e para e të gjithë maturantëve për fazën e dytë. Por aplikimi do të bëhet në data të caktuara, sipas qarqeve. Sot ka nisur  aplikimi për qarkun e Tiranës dhe kështu me radhë procesi i cili mbyllet në 1 tetor.