20 vende nga Europa do të promovojnë destinacionet turistike në Tiranë

456

“Panairi Mesdhetar i Turizmit – Tirana 2017” do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në datat 8 – 9 prill.

Ky panair organizohet nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Panairi Mesdhetar i Turizmit – Tirana 2017” do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme turistike të rajonit, i cili synon të promovojë destinacionet turistike nëpërmjet trade shows, konferencave dhe aktiviteteve B2B, si dhe të nxisë bashkëpunimin ndërmjet pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit pritet të përfaqësojnë rreth 20 vende si Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj, të cilët do të shfaqin turizmin e tyre në gjashtë divizione – akomodim, agjenci turistike, turizmi detar, turizmi malor dhe gastronomi.

Burimi: Lexo.al