Projekt që i hapin rrugën ndërtimit të kontrolluar dhe me standarte

227

KKT miraton planin e përgjithshëm kombëtar. 3 plane tërësisht “Made in Albania” janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Plani i Përgjithshëm Kombëtar; Plani i Intergruar Ndërsektorial për Bregdetin; Plani i Integruar Ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë-Durrës, janë 3 projekte që do të hapin rrugën jo vetëm zhbllokimit të lejeve të ndërtimit, por dhe ndërtimit të kontrolluar dhe me standarte. Plani i Përgjithshëm Kombëtar do të shërbejë dhe si bazë për bashkitë për të hartuar planet e përgjithshme vendore, 31 prej të cilave do të kalojnë për miratim në muajin Korrik në Këshillin Kombëtar të Territorit.