4 mënyra si të luftoni depresionin përmes antidepresantëve natyralë

291

Së pari, mundohuni t’i krasisni ditës pak kohë për të ushtruar disa aktivitete fizike.

Kjo jo gjithmonë nënkupton vajtjen në palestër apo vrapin në park. Për të gjithë ata që ndihen të dembelosur dhe pa vullnet për ta bërë këtë hap: “Çohuni pak më herët në mëngjes që të ecni për të shkuar në punë, të ecni për të takuar miqtë pasdite, ose nëse jeni me pushime, ecni sa më shumë të mundeni duke shijuar agimin e stinës së verës. Është një nga momentet më të bukura të ditës. Duket sikur jeni ju që e zgjoni mëngjesin”.

Së dyti, mos i dëgjoni shumë dietologët në stinën e verës.

Ne priremi të mbajmë dietë në këtë stinë, por ju premtoj që mjafton të ushqeheni pak dhe shpesh dhe do t’ia dilni mbanë. Psikologjikisht, ushqimi ndikon shumë mirë në shëndetin tuaj mendor. Hapini pak rrugë nepsit. Gjatë ditës, kur jeni në kohën e pushimit ose me pushime, provoni pak akullore, biskota, pak çokollatë, fruta të freskëta, bukë të pasur me drithëra, sallatat e freskëta të stinës, bajame, fruta të thata apo arra dhe sigurisht ujë. Pra, përtypuni gjatë ditës me shumëllojshmërinë që ofron stina dhe keni për ta parë sa mirë do të ndiheni, madje çuditërisht, edhe pa shtuar në peshë. Dielli dhe drita sërish ofrojnë mundësinë që dhjamërat dhe yndyrat e trupit të jenë më të stabilizuara me funksionimin e seratoninës dhe elementëve të tjerë kimikë që janë në aktivitet.

Së treti, dilni nga shtëpia sa më shumë të keni mundësi në këtë stinë.

Kërkoni një vend të freskët ku të mund të uleni dhe të pini diçka dhe qëndroni të rrethuar me miq, që ndoshta keni edhe kohë pa i parë. Qeshni me ta pa u kursyer dhe tregoni sa më shumë nga dita juaj, pa ju munduar jehona e mendimit “Pse e thashë këtë?”. Mos e mundoni veten duke e gjykuar atë. “Falni veten dhe të tjerët” duhet të jetë motoja juaj në jetë. Por gjatë stinës së verës të gjithë të tjerët janë të prirur të veprojnë kështu.

Së katërti, ngopuni me gjumë në ajër të freskët.

Kështu ndihmoni trupin që të marrë veten dhe të prodhojë më shumë seratoninë.

Burimi: Living/Nga Denada Toçe