5 këshilla për të qenë të suksesshëm

364

5 gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë, nëse dëshironi të jeni të suksesshëm

Nuk ekziston përsosmëria

Shpeshherë, ne stresohemi “kot” kur gjërat në punë nuk shkojnë ashtu siç ne i kishim imagjinuar. Gabimet janë të pashmangshme dhe asgjë nuk është dhe nuk ka për të qenë asnjëherë e përsosur.

Ndaloni së thënë vetëm “po”

Është shumë e rëndësishme t’i dini limitet tuaja. Njerëzit janë qenie sociale dhe për pasojë ne ndiejmë kënaqësi kur shikojmë se bëjmë diçka për të cilën të tjerët kënaqen, por kini kujdes që të tjerët të mos kthejnë këtë situatë në përfituese për veten e tyre. Ju duhet t’i thoni “jo” kolegut tuaj, në rast se e shikoni që nuk keni mundësi për ta ndihmuar dhe nuk keni pse të sforcoheni vetëm që të dukeni mirë në sytë e tij. Situata të tilla ndodhin zakonisht me punonjësit e sapoardhur. Jepuni prioritet gjërave dhe mos druani të thoni “jo” sa herë ta shikoni të arsyeshme.

Mos kujtoni situata negative

Gjithkujt prej nesh mund t’i ketë ndodhur që të ketë dështuar në një projekt apo të mos ketë marrë feedback-un e pritur. Kjo gjë është më se e zakonshme. Por nuk duhet që situata të tilla t’i mbartni me vete dhe t’i kujtoni aq herë sa jeni në prag të vështirësisë së radhës.

Mos u fokusoni vetëm në punën e sotme

Njerëzit e suksesshëm janë pikërisht ata që e kuptojnë vlerën e një plani të mirë dhe mbi të gjitha afatgjatë.

Mos i nënvlerësoni të tjerët

Njerëzit e suksesshëm nuk e harrojnë kurrë ku kanë qenë dje dhe sa mund i është dashur për të arritur aty ku janë sot – ndaj një prej elementeve më të rëndësishme për ta në radhë të parë është të qenët njeri. Ata nuk bëjnë krahasime me të pasi kjo është joproduktive. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ata të mos të analizojnë pikat e tyre të forta dhe ato të dobëta dhe të mundohen t’i përmirësojnë ato dhe mbi të gjitha të tregojnë mirënjohjen për stafin e tyre.