5 strategji për të qëndruar produktivë edhe në kohërat më të vështira

30

Të arrish të kesh një nivel të lartë produktiviteti është e lehtë. Sekreti qëndron në faktin se sa të aftë jeni ju për të programuar mendjen tuaj që të bëjë ato gjëra që ndikojnë pozitivisht në këtë drejtim. Më poshtë do të lexoni pesë strategji që do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim:

1. Niseni mëngjesin duke bërë ushtrime fizike

Pa dyshim që ushtrimet fizike shoqërohen me një sërë avantazhesh fizike, por ato ndikojnë gjithashtu edhe në rritjen e nivelit tuaj të produktivitetit. Nëse ju do ta nisni mëngjesin tuaj duke bërë ushtrime fizike, do të shikoni që do të merreni shumë energji, të cilat do t’ju ndihmojnë për të përballuar sa më mirë edhe momentet më të vështira gjatë ditës. Ushtrimet fizike ju ndihmojnë gjithashtu për të mbajtur mendjen sa më të freskët dhe aktive, gjë kjo që ndikon në rezultate sa më efikase gjatë gjithë ditës.

2. Duhet të keni gjithmonë një axhendë të detajuar

Shkruani një listë me të gjitha gjërat që duhet të bëni ditën tjëtër përpara se të shtriheni për të fjetur. Planifikimi është baza për të qenë sa më produktivë. Duke pasur një plan të detajuar me të gjitha gjërat që duhet të bëni gjatë ditës, ju e keni fare të lehtë për të proceduar me kryerjen e tyre sipas proriteteve që keni vendosur dhe në fund, pasi t’i keni përfunduar t’i hiqni nga axhenda juaj. Një nga arsyet kryesore të suksesit të disa prej njerëzve më të suksesshëm është fakti se atyre asnjëherë nuk i ka munguar një plan i detajuar mbi tavolinën e tyre të punës.

3. Bëni herë pas here pushime

Nëse doni të keni një nivel të lartë produktiviteti, atëherë ju nuk duhet të neglizhoni absolutisht pushimet e shkurtra gjatë orarit të punës. Niveli juaj i produktivietit varet prej tyre. Duke punuar pa ndalim, ju mund të arrini të përfundoni disa gjëra më shumë por në fund të ditës do të përjetoni një lodhje shumë të madhe mendore dhe rrjedhimisht nuk do të jeni në gjendje që të jepni maksimumin edhe ditën tjetër.

Pse ndodh një gjë e tillë? Të punuarit në vazhdimësi, pa asnjë pushim midis do të rrisë nivelin tuaj të stresit dhe do t’ju bëjë që të humbisni entuziazmin dhe dëshirën për të punuar.

4. Vendosni afate

Sipas Ligjit të Parkinsonit, një detyrë e caktuar realizohet atëherë kur përfundon koha që ju keni në dispozicion për ta përfunduar atë. Kjo do të thotë se nëse një detyrë mund t’ju ketë marrë juve katër orë kohë për t’u realizuar, ajo mund të ishte realizuar edhe brenda një afati prej dy orësh, gjithmonë nëse ju do t’i kishit vendosur vetes këtë afat realizimi.

Rrjedhimisht, vendosja e afateve ju bën që ju të jeni më produktivë sepse nuk do ta shpërdoroni kohën që mund të keni në dispozicion për realizimin e një projekti të caktuar.

5. Festojini arrtijet tuaja

Kur ju i festoni arritjet tuaja, është njësoj sikur t’i pohonit mendjes suaj se ju ia dolët. Kjo ndihmon në rritjen e vetëbesimit dhe aftësive tuaja për të qenë sa më produktivë. Për më tepër, përveçëse ju bën më produktivë një gjë e tillë ju bën të ndiheni më mirë.