58 familje do të përfitojnë bonus për strehimin e tyre

263

EB-7

58 familje në 5 bashki të vendit, konkretisht në: Elbasan, Mirditë, Korçë, Pogradec dhe Has do të përfitojnë bonus për strehimin e tyre. Grupi i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban ka miratuar kërkesat e ardhura nga këto bashki, në zbatim të VKM nr. 1093, datë 23.12.2015.

Fondi prej 1,142,839 lekësh, financim i buxhetit të shtetit do t’i shpërndahet 5 bashkive për 58 aplikuesit, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM përkatëse.

Aktualisht,  pranë MZHU deri më tani kanë aplikuar vetëm 5 bashki: bashkia Elbasan, bashkia Mirditë, bashkia Korçë, bashkia Pogradec dhe bashkia Has, të cilat kërkojnë financimin deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, për secilin përfitues.

  • Vlera e bonusit për kategoritë prioritare (të përcaktuara në VKM) është 780,966 lekë dhe përfitojnë 37 persona;
  • Vlera e bonusit për gratë kryefamiljare  të cilat bëjnë pjesë edhe në kategoritë prioritare është 451,5888 lekë dhe përfitojnë 22 persona;
  • Vlera totale e bonusit për përfituesit, jashtë kategorive prioritare është 361,873  lekë dhe përfitojnë 21 persona.