600 persona me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota falas

271

Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota falas, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shpërndau në Shkodër karriget me rrota për 22 persona me aftësi të kufizuar.

Në të gjithë vendin, rreth 600 persona me aftësi të kufizuar do të përfitojnë çdo vit karrige me rrota falas, të prodhuara në punishten “Mirësia”, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me financimin e ministrisë u bë e mundur garantimi i vijimit të punës së përshtatjes së karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuar. Deri tani, me mbështetjen e këtij shërbimi janë pajisur rreth 700 persona me aftësi të kufizuara me karrige me rrota.