8 fakte interesante për Korçën

112

1- Plani i parë rregullues për qytetin e Korçës daton rreth vitit 1850. Në atë kohë në Ballkan, plan rregullues kishte vetëm Athina (1832), ndërsa Sofja dhe Beogradi ishin si fshatra me rrugë me baltë. Plani rregullues i viti 1850 udhëhoqi ndërtimet në Korçë për gati 100 vjet, duke e transformuar Korçën nga një qytet mesjetar kaotik në një qytet të rregullt me tipare të theksuara perëndimore.

2- Korça ka një Qendër Historike.

3- Korça ka 40 hotele e bujtina, 60 restorante, mbi 120 kafene .

4- Pija historikisht tradicionale e familjeve korçare ka qenë vera dhe jo birra. Korça prodhonte një nga verërat më të mira në Ballkan deri në 1939, kur italianët ndërtuan fabrikën e birrës dhe shkatërruan vreshtat e Voskopit. Këto vreshta kishin një varietet unikal rrushi të përshtatur me klimën e Korçës, nga të cilat prodhonin verë të shkëlqyer thuajse të gjitha familjet korçare.

5- Qysh në vitet 1930, Korça ka pasur të parën bibliotekë publike në Shqipëri dhe një ndërtesë të ngritur posaçërisht për të. Në vitet 1970, në Korçë u projektua dhe u ndërtua e para ndërtesë për bibliotekë publike në Shqipëri e ndërtuar nga regjimi komunist, duke e bërë Korçën me dy biblioteka publike.

6- Në vitet 1930 në Korçë botoheshin 6-7 gazeta private.

7- Në Korçë në vitet 1920-30 bëhej një “xhiro” apo shëtitje e mbrëmjes përgjatë bulevard “Republika”, ku qytetarët, pasi visheshin me veshjet e tyre më të mira, vërtiteshin lart e poshtë 15-20 herë duke përshëndetur njeri-tjetrin po aq herë. Gjatë kohës së komunizmit kjo “xhiro” u kthye në traditë dhe u përhap edhe në qytete të tjera.

8- Në vitet 1920-30, nëse dikush dashuronte një vajzë dhe kishte zë të mirë, merrte një kitarë dhe këndonte pranë shtëpisë së saj disa këngë. Një zë – një kitarë. Kjo ishte serenata.