9 këshilla për Veten

291

treatyourself1

Nga Ermal Hasimja

Personi që nuk do t’ju lerë kurrë në baltë gjithë jetën është Vetja. Prandaj:

1. Lexojini Vetes libra që të bëhet sa më e zgjuar dhe t’ju jetë sa më e vlefshme kur t’ju duhet.
2. Shëtiteni Veten nëpër botë që të mos vdesë nga mërzia dhe padija.
3. Mos ia bëni qejfin Vetes kot se Vetja, si çdo njeri tjetër, merr kot.
4. Mos i mësoni Vetes veset si duhani e alkooli se pastaj nuk do ta duroni dot.
5. Bëjini dush Vetes herë pas herë, sepse meqë do ta keni gjithmonë me vete mund t’ju fëlliqë me të tjerët.
6. Thuajini Vetes pa merak të vërtetën për ju, sepse Vetja gjithsesi nuk do t’ia tregojë askujt tjetër.
7. Kur nuk jeni me Veten (populli thotë “kur nuk je në vete”) mos hapni gojën se thoni gomarllëqe.
8. Mos i thoni kurrë Vetes që është ngordhalaqe, sepse pastaj Vetja e merr seriozisht dhe ua ngjit edhe juve.
9. Mos i lejoni Vetes t’ju tërheqë larg shkollës dhe punës. Meqë Veten nuk e ndërroni dot, të paktën ndryshojeni.