Adriel Serjani, shahisti 10 vjeçar që po spikat dhe në Colorado

0
221

Adriel Serjani, shahisti 10 vjeçar fiton nje tjetër trofe në Colorado.

Në turneun e organizuar nga nga klubi Strategic Kids, Adrieli grumbulloi 9 pikë duke u rënditur në vendin e dytë. Në këtë kampionat merrnin pjesë vetëm fëmijet që kishin fituar më parë një trofe në kampionatet e organizuara nga ky klub. Adrieli ka spikatur si një fëmijë i talentuar dhe një shahist premtues që kur ishte në Shqipëri, me grupmoshat e tij.

Ky është trofeu i tretë për Adrielin dhe shpresojmë që në kampionatet në vazhdim të ketë rezultate po kaq pozitive.

Adrieli vazhdon stërvitjen online me instruktoren kombëtare, shahisten Bruna Tuzi.