Aktivitet ndërgjegjësues për bujqësinë organike

286

Qendra e Informimit e BE-së në Tiranë organizoi sot një aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët e Qendrës Multifunksionale Kallz për bujqësinë organike.

Fëmijët u njohën me konceptet e bujqësisë organike, produkteve bio, të shpjeguara me kujdes nga drejtori ekzekutiv i kompanisë së çertifikimit të produkteve bio, Albinspect dhe broshurat e printuara nga Rrjeti i Informimit i BE-së mbi bujqësinë organike.

Fëmijët morën pjesë në krijimin e një kopështi të vogël organik në mjediset e qendrës, ku provuan të mbillnin vetë perime dhe erëza dhe mësuan konceptet bazë të kultivimit të bimëve.

Njohja me mënyrën si prodhohet dhe sigurohet ushqimi në moshë të hershme do të rrisë njohuritë e fëmijëve mbi mjedisin, do t’i afrojë me natyrën dhe do t’i bëjë më të përgjejshëm për ushqimin e shëndetshëm.

14264801_1288012291211155_4890592441185964174_n14265043_1288007651211619_7029916331350509663_n14237601_1288006667878384_6437579416463470324_n14222077_1288006891211695_3092759287568584422_n14212799_1288007164545001_4303900067812596821_n14212537_1288007237878327_5060945356260553425_n14212187_1288007191211665_8823130265406059223_n