Aktorja shqiptare nominohet si aktorja më e mirë në Manhattan Short Festival

221

Aktorja Aurita Agushi në këtë garë është nominuar për rolin e saj në filmin e shkurtër “Ajo”, të regjisores More Raça. Pikërisht ky film ka fituar të drejtën për aplikim në OSCAR, pasi është zgjedhur në mesin e nëntë filmave finalist të këtij festivali.

Filmat finalist të cilët zgjedhën nga ky festival shfaqen për një javë në kinema në Los Angeles dhe fitojnë të drejtën e konkurrimit në Oscar.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.