”Alo tatimet”, në ndihmë të sipërmarrjes dhe tatimpaguesve

298

Duke filluar nga data 1 shkurt 2017, në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve është ngritur Qendra e Thirrjeve (Call Center) përmes të cilës bizneset mund të komunikojnë në kohë reale me operatoret për çdo pyetje, sqarim, paqartësi, informacion apo interpretim ligjor që ata kanë nevojë. Po kështu, operatoret përmes thirrjeve telefonike, njoftojnë bizneset për afatet ligjore që ata duhet të respektojnë, i rikujtojnë për detyrimet që duhet të përmbushin, ose i informojnë mbi nisma dhe ndryshime të reja ligjore. Kanali i tretë i komunikimit është “Live chat” të cilin mund ta aksesoni drejtpërdrejt nga faqja zyrtare e DPT.

Numri ku bizneset mund të telefonojnë pa pagesë 0800 00 02.