Aplikacion për shëndetin mendor

260

161102104153-mindsail-app-screen-780x439

Të gjithë ne mund të përdorim të paktën një rregull të vogël në jetë. Terapi, trajnime, meditime, libra vetëndihmues. Por ato janë të shtrenjta dhe shpesh kaë dhe stigmatizime.

Kompania Mindsail dëshiron t’i heqë këto barriera. Ajo ka publikuar një aplikacion për iOS, për të ndihmuar në qasjet dhe njohuritë e ekspertëve të ndryshëm në fushën e shëndetit mendor. “Ju nuk jeni të dëmtuar, nuk jeni të dobët, por jeni njerëz”, thotë për CNN bashkëthemeluesi dhe administratori i MindSail, Lauren Wallack.

Përdoruesit e aplikacionit mund të zgjedhin një nga nëntë çështjet e shëndetit, që nga problemet në një lidhje, karriera dhe varësitë. Mindsail prezanto ekspertët në këto çështje me një video dhe programe audio.

Për shembull, ish hetuesja ushtarak Lena Sisco diskuton për mënyrën se si të kuptoni që bashkëshorti ju gënjen. Reshteri Kevin Briggs, një oficer i larguar nga patrulla e autostadës së Kalifornisë, i cili ka folur me qindra njerëz që kanë dashur të hidhen nga Golden Gate Bridge, ju rrëfen se si të kaloni depresionin.

Aplikacioni gjithashtu ka një veçanti të quajtur Moodboosts, bazuar në ndjenjat tuaja aktuale, si frikë, gjumë, ankth dhe stres. Një regjistrim audio ju ndihmon të ktheni këto emocione negative në pozitive, duke ju shpjeguar motivin dhe duke ju dhënë ushtrime për frymëmarrjen.

Megjithatë Mindsail nuk është falas. Ai kushton rreth 6 dollarë në muaj për akses të pakufizuar. Kompania po kërkon të punojë direkt me kompanitë e mëdha që kanë një numër të konsiderueshëm të punësuarish.

Burimi: Top Channel