Aplikacioni që bën fotot të flasin

315

Në një jetë sociale dixhitale të dominuara nga fotot, ku nga Facebook dhe Snapchat kanë zënë vendin e fjalëve, personat e verbër, që janë 325 milionë në të gjithë botën, rrezikojnë të mbeten jashtë.

Pikërisht për ta është menduar FotoOto, një aplikacion që flet për fotot në mënyrë që ti bëjë ‘të dukshme’ për të verbërit.

Një aplikacion i krijuar nga Publicis Pixelpark, ka një sistem të integruar të njohjes së pamjeve, falë të cilit lexon me zë të lartë përshkrimin e elementëve që ndodhen në foto. Ai konverton pamjet në një seri zërash individualë, duke krijuar një peisazh zanor unik për çdo foto.

Por mbi të gjitha, FotoOto i jep mundësi përdoruesve që të shtojnë me një klikim një koment audio apo zëra pamjeve. Në momentin që shkrepet fotoja, në praktikë, mund të regjistrohen mendime dhe emocione, apo edhe zëra mjedisor, që i bashkangjiten fotos për të fiksuar atë moment dhe për ta shpërndarë me të tjerët.

Burimi: Lexo.al