Aplikacioni që zbulon në avancë goditjet dhe atakun në zemër

300

Në ditët e sotme ju mund të gjeni aplikacione pothuajse për çdo gjë dhe madje disa prej tyre mund t’iu shpëtojnë dhe jetën. Studiuesit finlandezë kanë bërë të mundur të përdorni telefonin tuaj për të zbuluar një atak në zemër ose shenjat e para të një goditje.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku më i zakonshëm i vdekjeve në rang global, ku humbasin jetën mbi 17 milionë persona në vit. Zbulimi i sëmundjes në hapat e parë mund të shpëtojë jetë por shpesh shenjat e para të një ataku kardiak ngatërrohen me djegie të zemrës apo dhimbje të zakonshme të gjoksit, një problem ky të cilin studiuesit e Universitetit të Turku mendojnë se mund ta zgjidhin. Aplikacioni i tyre më i ri për telefonin mund të dallojë shenjat e hershme të sëmundjes dhe të njoftojë përdoruesin.

“Smarphone-t kanë sensorë të lëvizshëm shumë të ndjeshëm, accelerometër dhe gyroscope, që masin lëvizjen e telefonit,” shpjegon Tero Koivisto, menaxher projekti në Qendrën e Kërkimit të Teknologjisë në Universitetin Turku. “Aplikacioni jonë përdor të njëjtët sensorë për të matur lëvizjet mikro të shkaktuara nga rrahjet e zemrës.”

Në praktikë kjo do të thotë që nëse ju nuk ndiheni mirë atëherë thjesht hapni aplikacionin, vendoseni telefonin në kraharorin tuaj dhe aplikacioni do të kujdeset vetë për pjesën tjetër. Ai përdor një alegoritëm të regjistruar për të analizur shenjat e një ataku kardiak dhe në pak minuta nëse gjendet shkaku i shqetësimit, atëherë ju mund të drejtoheni për të marrë këshilla mjekësore.

Sipas studimeve të TRC, aplikacioni ka zbuluar mbi 70% të rasteve probleme të lidhura me zemrën dhe kërkuesit besojnë se mund të arrihet një saktësi me mbi 90% nëse aplikacioni ruan të dhënat paraprake të pacientit.

Burimi: BusinessMagazine