Apoloni/ Zbulohet mozaiku i Akilit, i cilësuar një mrekulli artistike

134

Mozaikët e Vilës Athinase, mes të cilëve edhe i famshmi Mozaik i Akilit do të jenë të hapur vitin e ardhshëm nga vizitorët e Parkut të Apolonisë. Pas më shumë se 20 vitesh në konservim, ekspertët i kanë zbuluar këto ditë, për të parë gjendjen dhe për të përgatitur hapjen e Monumentit që pritet të jetë një atraksion i shtuar për turistët.

Mozaiku i Akilit në Apoloni, i cilësuar një mrekulli artistike, deri në një ungjill i artit të homerizimit, do të jetë i vizitueshëm sezonin e ardhshëm turistik.

Vepra që daton në shekullin e III para lindjes së Krishtit gjendet në të ashtuquajturën Vila Athinase, mozaikët e të cilës po dalin në dritë për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh. Aty mbizotërojnë figurat gjeometrike dhe floreale dhe ngjyrat bardh e zi.

Pas verikimit të gjendjes, Vila Athinase do të jetë e vizitueshme verën e ardhshme, dhe drejtuesit e parkut Arkeologjik, presin që ajo të jetë magnet për turistët.

Mozaiku në Vilën Impluvium që u hap verën që lamë pas ishte një prej atraksioneve që sollën mbi 36 478 vizitorë gjatë muajve janar-gusht 2018 në Parkun e Apolonisë.