Arbana Hajredinaj, nominohet për “The Global Art Awards”

345

Artistja Arbana Hajredinaj është nominuar për cmimin e madh për Artin Pamor “The Global Art Awards” e themeluar nga MEACA. Hajredinaj është një ndër 100 artistët botëror të përzgjedhur për këtë cmim. Artistja Arbana Hajredinaj është e njohur për krijimtarinë e saj dhe kontributin e saj në fushën e Artit Pamor.

Ka mbi 10 ekspozita personale si ajo në Galerinë Kombëtare të Arteve në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, pastaj performance e saj në Tiranë e quajtur “Artisti Lëmoshtar” e shumë ekspozita tjera si dhe ka marr pjesë në shumë ekspozita mbrenda dhe jashtë vendit si në Bienalen e Arti në Ekuador, Bienalen e Artit në Venedik, në Japoni, Qipro, Turqi e vende tjera. Veprat e Arbana Hajredinajt gjenden në Muze ndërkombëtare e koleksione të ndryshme.

Ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm ndërkombëtarë për realizimin e disa video projeksioneve të ndryshme, etj. “The Global Art Awards” ka 16 kategori të Cmimeve për Artet Pamore.

Ceremonia e ‘The Global Art Awards’ do të organizohet në Dubai – Hotel Armani, Burj Khalifa, me një ngjarje gala. “The Global Art Awards” organizohet nga MEACA – Shoqata e Koleksionuesve të Artit në Lindjen e Mesme.