Atletët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj shpallen kampionë Ballkani

239

Ditë historike për Shqipërinë. Dy atletë janë shpallur kampionë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë. Luiza Gega është shpallur kampione në garën e 3 mijë metrave. Gara ka qenë mjaft e fortë, por në fund ka triumfuar shqiptarja duke marrë medaljen e artë.

Luiza Gega siguroi vendin e parë me kohën 9 minuta e 6 sekonda. Stambolli duket se i sjell fat atletes shqiptare, pasi edhe një vit më parë Gega mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave. Ndërkohë që përveç, Luiza Gegës është shpallur kampion edhe Izmir Smajlaj në kërcënim së gjati.