Barazia gjinore: Shqipëria renditet e para në rajon

1200

Forumi ekonomik ndërkombëtar, në raportin e vitit 2017 tregon se Shqipëria gjendet e 38-ta në listë globale për hendekun gjinor, në studimin e 144 ekonomive botërore. Krahasuar me rajonin, shqiptarët i “trajtojnë” femrat më mirë se sa fqinjët. Serbia është e renditur në vendin e 40, Maqedonia e 67-ta, Mali i Zi i 77, Bosnja dhe Hercegovina e 66. Vijon të jetë çudi rasti i Greqisë, i treti vit ky që rezulton me një performancë më të ulët në barazi gjinore se sa vendi ynë, i renditur në vendin e 78-të.

Sipas raportit më të fundit të Forumit ekonomik ndërkombëtar, Shqipëria gjendet e 38-ta në rang global për hendekun gjinor, e krahasuar me një vit më parë, vendi ynë ka përmirësuar 23 vende, ku renditej e 61 në botë. Për të realizuar këtë studim, janë pasur në konsideratë disa kritere: gjendja shëndetësore e grave, e drejta e tyre arsimore, pjesëmarrja e tyre në politikën dhe ekonominë e vendit dhe mënyra si trajtohet, si mbijeton etj.

Sipas këtyre kritereve, shqiptarët performojnë më mirë, të renditur në vendin e 31 në botë, për fuqitë politike që zotërojnë gratë, për të cilat raporti nënvizon se ky kriter e ka bërë që vendi ynë të ngjisë shumë shkallë. Ndërsa performancën më të ulët e ka në mundësitë për shëndet, të renditur të 120. Për pjesëmarrje të drejtë në ekonomi dhe mundësi për këtë, renditemi të 70, ndërsa për edukim të 87 në botë. Vendet nordike konsiderohen sërish “ajka” e shoqërive demokratike, ku për herë të tretë, Islanda mban vendin e parë. Në fund të listës gjenden Irani, Siria dhe Jemeni, që lidhet jo vetëm me konfliktet, por edhe zakonet dhe traditat, citon raporti.

Burimi: Revista Monitor