Bashkia Gjirokastër, 22 mln lekë investime në vepra vaditëse

213

Bashkia Gjirokastër realizoi me sukses një tjetër investim tepër të rëndësishëm. Me fondin 22 milionë lekë të rinj, akorduar nga qeveria shqiptare u mundësua rikonstruksioni i digës së rezervuarit të Çinit dhe kanalit vaditës V-3. Pranverën e ardhshme fermerët në Njësitë Administrative Lazarat e Antigone, nëpërmjet furnizimit me ujë për vaditje do të të kenë mundësinë e përdorimit të tokave që kishin mbetur djerrë.