Bashkia Tiranë: 320 pemë të reja tek parku i ri urban në Laprakë

436

Një nga zonat që deri pak kohë më parë shërbente si vendgrumbullimi për mbetjet urbane nga banorët e njësinë nr. 11, tashmë po shndërrohet në një hapësirë tërheqëse për qytetarët. Bashkia e Tiranës nisi sot punën për krijimin e një parku të ri urban në zonën e Laprakës me mbjelljen e 320 fidanëve të rinj, si pjesë e operacionit më të madh të gjelbërimit të qytetit, për të krijuar atë që në Planin e Përgjithshëm Vendor njihet si “Pylli Orbital”.

Në një sipërfaqe prej 4000 m2, përveç mbjelljes së pemëve, parashikohet edhe sistemi i të gjithë sheshit, mbjellja e luleve dekorative si dhe vendosja e stolave, çka pritet që ta shndërrojë këtë zonë në një hapësirë çlodhëse për të gjithë banorët e Laprakës.