Bashkia Tiranë shkurton proçedurat tatimore për 50 mijë biznese

319

Nga 1 janari Bashkia e Tiranës do të lehtësojë procedurat tatimore për 50 mijë biznese që veprojnë në kryeqytet si dhe do të shkurtojë afatet. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka prezantuar disa lehtësira gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik të Tiranës.

Pajisja  me vërtetim për likujdim detyrimesh tani do të bëhet vetëm me kartë identiteti dhe brenda një dite, ndërkohë që më parë kërkoheshin çertifikatë familjare, vërtetim i pagesës së taksës së pronës, taksës së banesës dhe duheshin tre ditë.

Po kështu, lehtësohet procedura për trajtimin e ankesave në aspektin juridik të bizneseve që tanimë do të zgjasë 10 ditë nga një muaj që duhej më parë. Regjistrimi i një biznesi të ri tanimë zgjat vetëm dy javë, ndërkohë që më parë nevojtej një muaj dhe dokumentacioni i kërkuar nga 7 reduktohet në 3,  ku mjafton një fotokojpe e kartës së identitetit, kontrata e qirasë dhe dokumenti i pronësisë  dhe formular deklarimi i pagesës së taksës së pronës.

Burimi: Top Channel