Berat, kullat e kalasë drejt rijetëzimit

187

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për “Konservimin dhe Restaurimin e kullave 2,3 -3,4 dhe kurtinave midis tyre në kalanë e Beratit”.

Punimet që do kryhen në kullat 2-3,-3-4 dhe kurtinat midis tyre do të ndahen në dy faza. Në fazën e pare do të kryhet pastrim i vegjetacionit të ulët dhe të lartë. Pastrim nga gurët, dherat dhe mbeturinat brenda kullave pa ndërhyre në shtresat kulturore nëse ka.

Pas kësaj faze të parë do të procedohet me fazën e dytë me restaurim në mur guri dhe pastrim nga fugatimi i gabuar me çimento në kullën nr 2 nga ana me orientim verilindor dhe plotësimi tij me llaç gëlqereje.