“Corriere della Sera”: Shqipëria e Veriut, xhevahir i vendosur mes maleve

216

“Avioni ulet në aeroportin e Tiranës (i vetmi aeroport aktualisht në vendin), por nuk është kryeqytiti i gjallë dhe kaotik protagonisti i këtij udhëtimi. Marrim me qera një makinë jashtë nga aeroporti dhe pastaj shkojmë në drejtim të Krujë. Qyteti i lashtë i mbretërisë shqiptare dhe shtëpia e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroi më i madh kombëtar i të gjitha kohërave, Kruja është një xhevahir i vendosur në mal, i përsosur për të vizituar në një ditë”

Kështu e nis artikullin e publikuar në rubrikën “Dove”, në gazetën italiane “Corriere della Serra” gazetarja dhe udhëtarja e njohur italiane, Francesca Masotti.

Pasi kalon dyqanet e suvenireve të pazarit të vjetër (ku është e pamundur të mos magjepseni nga lëvizja e duarve të grave që me shkathtësi punojnë pëlhura në telajo) dhe vazhdohet drejt Kështjellës së Krujës. Këshilla është që të ecësh ngadalë në mesin e rrugicave mesjetare të gurit, shtëpive tradicionale dhe mbetjet e mureve të lashta.

Pasi porosisni një kafe (turke, sigurisht) nga Mikpritja e Krujës, një shtëpi e vjetër otomane e shndërruar në një qendër mikpritëse, hotel, bar dhe restorant, nga tarraca e së cilës ju mund të admironi pamje madhështore të luginës përreth dhe pastaj hyni në sallat e Muzeut Skënderbej.

Çmimi i biletës kushton 200 lekë (rreth 1.50 euro), një vlerë qesharake për një nga qendrat më të rëndësishme të artit në vend. Projektuar nga vajza dhe dhëndri i diktatorit Enver Hoxha dhe inauguruar në vitin 1982, muzeu përmban kopje të armaturës së ‘400, statuja dhe piktura gjigante që riprodhojnë betejat e udhëheqësit të madh Skënderbeut, një mbrojtës i vendosur i besimit të krishterë, kundër osmanëve.

Qytetet historike dhe kështjellat

Mbrëmja kalon në Hotel Panorama Krujë , nga dhomat e së cilës admirohet një pamje pakrahasueshme e kështjellës dhe maleve që e rrethojnë.
Në mëngjes zgjohemi nga zëri i hoxhës, që vjen nga Xhamia që ndodhet në fillim të pazarit. Një mëngjes i shpejtë në tarracën panoramike të hotelit përpara se të marrim rrugën për në Lezhë , një qytet tjetër historik shqiptar, i lidhur me mitin se Skënderbeu, në 1444, ka mbledhur këtu për princat e tjerë shqiptarë për të luftuar kërcënimin otoman dhe ku ai vdiq në vitin 1468.

Një vizitë në Kalanë e Lezhës, ku ju mund të admironi pamje të qytetit me të njëjtin emër dhe madje edhe bregdetin e Adriatikut, para se të niseni në fshatin Fishtë, për të shijuar një drekë në fermën e agroturizmit “Mrizi Zanave”, ku ju mund të shijoni kuzhinë të mirë me km zero, nga antipasta tek ëmbëlsirat, të shoqëruar me një gotë Kallmet, me rrush të vendit me të cilin prodhohet një nga verërat më prestigjioze të gadishullit Ballkanik (dhe jo vetëm).

Labirinte befasuese

Rruga vazhdon në veri, drejt Shkodrës , në të kaluarën një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe tregtare të Ballkanit, si dhe gjatë Perandorisë Osmane, vilajeti homonim (termi vilajet tregon nënndarjet administrative të Perandorisë Osmane). I gjithë qyteti është një labirint surprizash. Pastaj ju vetëm duhet të ecni ngadalë duke zbuluar pikat kryesore interesante. Përshkohet Pedonalja, rrugë e gjatë vetëm për këmbësorët, që ndan më dysh qendrën e qytetit, në të cilën ndodhen ndërtesa historike mes të cilave Muzeu “Marubi”, kushtuar tërësisht fotografisë.

Kisha dhe xhami

Muzeu është vendosur në studion fotografike të themeluar në gjysmën e dytë të ‘800 nga italiani Pietro Marubi, shqiptar i natyralizuar që u arratis nga Italia në 1856, për shkak të përfshirjes së tij në sulmin ndaj të atëhershmit kryetarit të Piacenza dhe arriti në Shkodër, ku gjeti strehim. Pranë Pedonales meritojnë një vizitë tre ndërtesat kryesore fetare të qytetit, Xhamia e Madhe, Kisha Ortodokse e Lindjes së Jezusit dhe Katedralja Katolike e Shën Stefanit, të cilat e bëjnë Shkodrën, një lloj Jeruzalemi shqiptar.

Qyteti i jep emrin e tij liqenin më të madh në Ballkan, liqenit të Shkodrës, që Shqipëria e ndan me fqinjin Malin e Zi. Është një parajsë e vërtetë për adhuruesit e natyrës dhe aventurat në natyrë. Hiking, kayak, shëtitje, udhëtime me varka, peshkim, not ose gjuetinë e shpendëve janë të gjitha aktivitete që mund të bëni këtu.

Perëndimi shijohet në kalanë e Rozafës, një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, historia e të cilës është e lidhur me legjendën e Rozafës, gruaja e njërit prej ndërtuesve të kalasë. Nusja e re sakrifikoi veten e saj për t’u përmbushur profecia e një njeriu të mençur të vjetër, duke u murosur e gjallë brenda vetë kështjellës, por duke kërkuar që të linte jashtë gjysmën e trupit dhe një gji kështu që ajo mund të ushqente dhe të përkundte djalin e saj të porsalindur.

Dizajn dhe mëngjes tipik

Për të pasur kënaqësinë të zgjoheni në një shtëpi tradicionale osmane, zgjidhni një nga dhomat e Hotel Tradita, hotel, muze dhe restorant që gjendet në Rrugën Edith Durham, rruga e dedikuar për udhëtarin, shkrimtarin dhe artistin anglez që në fillim të viteve 1900 udhëtoi i vetëm në Ballkan dhe sidomos në Shqipërinë e veriut.
Dizajn tipik shqiptar dhe dritare me pamje nga një oborr i harlisur i brendshëm. Në mëngjes shërbehet mjaltë, djathra shqiptarë dhe hallvë, një ëmbëlsirë tradicionale me susam. Merrni rrugën SH25, duke gjarpëruar si një gjarpër, i cili, pas kalimit të fshatit Vau Dejës, të çon në terminalin ku tragetet përshkojnë Liqenin e Komanit.

Teatrot e majave dhe relievit

Krijuar artificialisht në fund të viteve shtatëdhjetë, pas ndërtimit të digës hidroelektrike, Koman është një skenografi e majave dhe relievit: muret madhështore të shkëmbinjve që pasqyrohen në një pasqyrë të ujit të pastër ku në sezonin e bukur të verës mund të zhyteni. Në pikën ku sot rrjedhin ujërat e liqenit, ku lumenjtë Drin, Shala dhe Valbona bashkohen, duke krijuar pamje të mrekullueshme, më parë kishte një sërë fshatrash të vegjël.

Me traget shkohet në drejtim të fshatit Fierzë, prej nga pastaj vazhdoni drejt Parkut Kombëtar të Valbonës ose Kosovës dhe ekskursioneve përgjatë liqenit në shtëpizën Marku, ku mund të drekoni me pjata të traditës shqiptare , bëhet kajak dhe arrihet lumi Shala, një nga parajsat e fundit natyrore në Europë.

Është në këtë cep të humbur në zemër të Ballkanit, që udhëtimi mbaron. Spektakli të lë pa frymë: gryka të thella, shpatet e pjerrëta dhe plazhet me ujë kristal të qartë që zbehet nga bluja në të gjelbër. Në sfond, malet madhështore që muzgu ngadalë e ngjyros në portokalli.