Dhuna ndaj fëmijëve, nis “Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale”

209

Mes qindra të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova, nisi sot edicioni i 2-të i “Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale”.

Ky festival synon që të krijojë një lëvizje rinore, e cila do të nxisë ndryshimin e sjelljeve dhe qëndrimeve, lidhur me dhunën ndaj fëmijëve dhe të rinjve, në mënyrë që ata të mund të rriten në komunitete të sigurta e gjithëpërfshirëse.

Përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, drejtues të lartë të Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe përfaqësues të biznesit e sportit qëndruan para të rinjve, për të treguar se si dhe sa të drejta janë sistemet e strukturat për fëmijët më vulnerabël dhe ndanë me të rinjtë se si ata po kontribuojnë, që sistemet dhe strukturat për mirëqenien e fëmijëve të jenë sa më pranë fëmijëve dhe t’iu përgjigjen nevojave të tyre.