“Dhuro dije”, iniciativa e më e re e Ecovolis

320

fb_img_1473497493198

Duke filluar nga 10 shtatori deri në 22 Shtator, në stacionet e biçikletave të Ecovolis tek Tajvani, Pallati i Kongreseve dhe Eco Bicycle Shop pranë Librit Universitar do të vendosen kutitë e dhurimit për fëmijët në arsimin 9-vjeçar që nuk kanë mundësi t’i blejnë vetë mjetet shkollore.
Kafen e sotme blije një pako lapsa, apo stilolapsa, apo fletore, apo çfarë të shkojë në mëndje, dhe jepi vetes mundësinë të ndihesh mirë se ke kontribuar për dijen, për ata që nuk kanë mundësi ta marrin se nuk janë aq me fat sa ty të lindin në familje me prindër të punësuar apo me lekë.