“Dhuro një stol”, nisma e re e bashkisë së Tiranës

0
186

“Dhuro një stol” është nisma e radhës e bashkisë së Tiranës, ku tre stolat e parë janë vendosur në Parkun e Liqenit, nga vetë qytetarët që janë bërë pjesë e nismës. Nëse ke dëshirë të kujtosh një të afërm që nuk jeton më apo të shenjosh një përvjetor të bukur, mund t’i bashkohesh nismës më të re të Bashkisë së Tiranës.

Në kuadër të nismës “Dhuro një Stol”, Bashkia e Tiranës përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit nxit qytetarët të kontribuojnë edhe për Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës. Në dispozicion të të interesuarve do të jetë modeli i stolit dhe vendndodhja e detajuar në hartë, ndërsa gjatë procesit dhuruesi do të ndihmohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.