Disa këshilla për të qenë prind i mirë

331

Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës së rritjes së fëmijëve gjatë shekullit 20. Ajo ishte e njohur për formulimin e këshillave të shkurtra dhe me ndikim për prindërit

  • Fëmijët mësojnë nga ambienti që i rrethon.
  • Nëse një fëmijë kritikohet vazhdimisht, ai mëson të ndëshkojë të tjerët.
  • Nëse fëmija lavdërohet shpesh, ai mëson të vlerësojë të tjerët.
  • Nëse kundrejt fëmijëve  tregoheni armiqësor, ai mëson të luftojë.
  • Nëse jeni të ndershëm me fëmijën, ai mëson kuptimin e drejtësisë.
  • Nëse e perqeshni fëmijën, ai bëhet i ndrojtur.
  • Nëse një fëmijë ndihet i mbrojtur dhe i sigurtë, ata mësojnë të kenë besim  tek njerëzit.
  • Nëse e bëni fëmijën të ndihet i turpëruar, ai do mësojë të ndihet gjithmonë fajtorë.
  • Nëse fëmija inkurajohet herë pas here, ai do të mësojë të ketë vetëvlerësim.
  • Nëse e pëlqeni i femijen, ai do mësoje durimin.
  • Nëse fëmijës i jepni mbështetje, ai do mësojë të ketë besim në vete.
  • Nëse fëmija jeton në një atmosferë miqësie dhe ndihet i dobishëm, ai do mësoje si të gjejë dashurinë.
  • Kurrë mos flisni  keq për një fëmijë, as në pranine e tyre, as pas shpine.
  • Përqëndrohuni në kultivimin e më të mirës në një fëmije. Në këtë mënyrë s’do kete vend për keq brenda tij.
  • Gjithmonë dëgjojeni dhe përgjigjuni pyetjeve të fëmijëve apo kërkesave që ju bëjnë.
  • Respektojeni femijën, edhe kur bëjne gabime. Ai do jetë i aftë ta korrigjoje gabimin sa më shpejt të jetë e mundur.