Dita e Lumturisë: 10 profesionet që ju bëjnë të lumtur

364

Vetëm paratë nuk të bëjnë të lumtur – kjo është e vërtetuar edhe nga një studim për një kohë të gjatë i profesorit të Universitetit të Harvardit, Howard Gardner. Ai mori në pyetje më shumë se një mijë amerikanë për projektin e tij “Good Work Project”, në lidhje me kënaqësinë e tyre në punë.

Lumturia në profesion, cilat janë kategoritë?

Pjesëmarrësit duhet t’u përgjigjeshin pyetje të tilla – si për shembull nëse e konsideronin punën e tyre të rëndësishme apo nëse ato janë të njohura. Sjellja e eprorëve, marrëdhënia mes kolegëve, atmosfera në punë, luanin gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë hulumtim.
Rezultati është një klasifikim i profesioneve në të cilat njerëzit janë veçanërisht të kënaqur.

Punët artizanale dhe profesionet sociale ju bëjnë të lumtur

Rezultatet në këtë studim ishin befasuese – yjet e muzikës, futbollistët profesionistë apo menaxherët nuk bëjnë pjesë në këtë klasifikim. Në krye të renditjes janë punët artizanale apo ata, puna e të cilëve është në kontakt me njerëz të tjerë. Paraja duket se nuk ka dhe aq rëndësi. Në fakt, në tre vendet e para të klasifikimit janë profesione që nuk kanë dhe aq prestigj dhe janë pak të paguara.

Sipas “Indeed Hapines Index 2016”, pesë faktorët kryesorë për kënaqësinë në punë janë balanca e mirë punë-jetë, të qenët i aftë, aftësitë drejtuese, kultura e punës dhe siguria në punë, si dhe perspektiva e mirë në karrierë.

Klasifikimi

 

10- Arkitektët dhe infermierët – 62% të kënaqur me profesionin e tyre.

 

9- 64% e avokatëve janë lumtur me punën e tyre

 

8- 65% e mjekëve e duan punën e tyre

 

7- Inxhinierët – një punë e lodhshme pa dyshim – megjithatë dy të tretat e inxhinierëve e duan punën e tyre

 

6- 67% e personave që punojnë në industrinë e turizmit (guida) janë të lumtur me punën e tyre.

 

5- 69% e shkencëtarëve ndihen të kënaqur me punën e tyre

 

4- Njerëzit që punojnë në fushën e marketingut, reklamave & PR duket se janë 75% të lumtur me profesionin e tyre.

 

3- Mirënjohja e klientëve dhe oraret fleksibile janë arsyet qëç76% e hidraulikëve janë të kënaqur me zanatin e tyre.

 

2- Të bërit e diçkaje ndryshe është një gjë e mirë në vetvete – ndoshta kjo është arsyeja që parukierët dhe estetistët konsiderohen me fat – 79% ndihen të kënaqur me atë çka bëjnë.

 

1- Pavarësisht pagave modeste, 87% e kopshtarëve thonë se janë vërtet të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë.

Burimi: Revista Monitor