Doktori shqiptar i shpëton jetën irlandezit në avion

0
258

Kardiokirurgu shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë, Kristo Papa, i ka shpëtuar jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte me bashkëshorten.

Përgjatë 40 minutave e cila ishte pjesa e mbetur nga Cork i Irlandës për në Verona doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në parametra jetësorë deri në mbërritjen e ambulancës.

Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor i 63-vjeçarit për në ambulancë të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar duke e quajtur një hero.

Doktori e ka vizituar dhe ditën e sotme pasagjerin ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve të spitalit nëse nuk do t’i jepej ndihmë e duhur në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën.