Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shërbime të reja online

58

Çdo sipërmarrës tashmë ka mundësinë të kryejë online aplikimin për “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)”, e cila i mundëson tatimpaguesve pajisjen me listëpagesën e njehsuar me vulë elektronike, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.

Ky shërbim i ri i shtohet portofolit me 9 lloje vërtetimesh (7 për subjekte tatimpagues dhe 2 për individë) me vulë digjitale, që Administrata Tatimore ofron online, përmes portalit e-Albania.

Këto shërbime vijnë në ndihmë të qytetarëve për t’u shmangur tatimpaguesve paraqitjen fizike në sportelet e Qendrave të Shërbimit.