Dritëro Agolli, nderohet me “Doctor Honoris Causa”

258

dritero-agolliShkrimtari i madh Dritëro Agolli është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Senati Akademik i Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Dorëzimi i diplomës u bë në një ceremoni ku ishin të ftuar Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit; Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës; senatorët e Universitetit të Tiranës si dhe personalitete nga fusha e arsimit, shkencës e më gjerë.

Titulli “Doctor Honoris Causa” iu dha këtë të hënë Driëtro Agollit me motivacionin shkrimtar i shquar i letërsisë shqipe, i cili në veprat e tij ka pasqyruar e skalitur me mjeshtëri të lartë, me përmbajtje humaniste dhe me stil e gjuhë të pasur artistike historinë dhe shpirtin e popullit shqiptar.

Burimi: Shqiptarja.com