Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit të ri “James Bond”

72

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të këndojë kolonën zanore të filmit “Bond 25”, i fundit si agjenti 007 i Daniel Craig.

Kënga do të shoqërohet dhe me një videoklip, i cili do të nisë xhirimet në muajin gusht në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci në Itali.

Adele, Sam Smith, Jack White dhe Chris Cornell kanë qenë yjet e tjerë që kanë realizuar kolonën zanore të agjentit 007 në filmat e fundit.