Ecovolis: Aksion ”Mbill pemën tënde”, 31 Dhjetor

0
168

Aktivistët e Ecovolis kanë vendosur që edhe ditën e fundit të këtij viti të jenë duke kontribuar për mjedisin. Ata kanë vendosur që dhuratën e fundit t’ia kushtojnë Tokës.

Ajri në qytetin tonë sa vjen dhe përkeqsohet çdo ditë e më shumë, ndaj sot është dita më shumë se kurr që të bëhemi bashkë për të mbjell shpres për ajrin tonë.

Përllogaritjet e fundit, të ambientalistëve nëpër botë, na bëjnë me dije se cdo banor i këtij planeti duhet të mbjellë 5 fidane në vit, për një të ardhme më të mirë.
Përpara fateve të pasigurta të natyres, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përveshim mëngët e të bëhemi njësh me Tokën.

Me vetëm 100 lekë për një fidan, të gjithë bashkë mund të kryejmë një gjest jo vetëm simbolik, por ti japim edhe një përgjigje konkrete ndotjes së qytetit tonë nga tymrat e landfillit të Sharrës
Një kafe për një fidan.
Një kafe për qytetin tend.

Ju mund ta bëni dhurimmin e të ardhurave për fidanët e akacieve pranë çdo pike Ecovolis dhe tek zyra e Ecovolis
p.s; mos harro
> barbeky & piije freskuese falas
> veshje pune & këpucë balte
> hajde në shi e në diell