Edhe katër bashki të tjera së shpejti me plane vendore duke çuar në 44 numrin e tyre

289

Katër bashki: Pukë, Mirditë, Gramsh dhe Belsh, me financim të buxhetit të shtetit,  nisin punën për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, duke çuar në 44 nga 61, numrin e njësive vendore që do të kenë planet e tyre vendore brenda vitit 2017.  Në takimin e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Ministrja Eglantina Gjermeni kërkoi nga bashkitë angazhim maksimal përgjatë gjithë procesit të hartimit dhe miratimit të këtyre planeve.

Gjatë  vitit 2016, Qeveria mbështeti financiarisht hartimin e PPV për 26 bashki. Nga këto 26 bashki janë miratuar 14-PPV (Kurbin,Krujë, Kukës, Divjakë,Gjirokastër,  Skrapar,  Poliçan,  Ura-Vajgurore, Cërrik, Librazhd, Korçë, Tiranë, Dibër, Prrenjas). Për Bashkitë Tiranë, Korçë dhe Divjak është bërë zbardhja e dokumentit dhe hedhja në Rregjistrin e Integruar të Territorit. Bashkia Shkodër është në proces miratimi të PPV-së në KKT, ndërsa për Plani Vendor i bashkisë Kavajë është në proces miratimi të PPV-së në Këshill Bashkiak. Sa i takon 10 bashkive të tjera janë ende në procesin e marrjes së Aktit të Përputhshmërisë nga AKPT (Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Lezhë, Durrës, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec).Gjatë vitit 2017, DLDP mbështet financiarisht dhe teknikisht planet vendore të bashkive: Malësi e Madhe, Tropojë, Vau i Dejës, Mat dhe Klos, puna për të cilat ka nisur prej muajsh.