“Edukimi përmes Kulturës”

254

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në kuadrin e Projektit “Edukimi përmes Kulturës” në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Shkolla e Kuqe”, organizoi sot në ambjentet e kësaj shkolle një koncert me muzikë dhome. Tashmë këto koncerte janë bërë pjesë e kalendarit të aktiviteteve të Teatrit nëpër shkolla dhe kanë patur interesimin maksimal të nxënësve të cilët kanë shprehur një etuziazëm dhe kanë duartrokitur gjatë gjithë kohës instrumentistët. Ambjenti i këndshëm, interpretimi dhe duartrokitjet krijuan një atmosferë mbresëlënëse.

Në këtë koncert interpretuan kuarteti i harqeve i përbërë nga këta instrumentistë:
Gëzim Bulçari (violinë), Nikola Kondakçi (violinë), Albana Leka (violë), Gëzim Hysi (v/cello)

Koncerti ishte i ndërtuar në formë ore mësimi muzike ku u shpjeguan veglat muzikore, nga se përbëhet kuarteti dhe pse quhet kështu. Gëzim Bulçari ju shpjegoi nxënësve për kohën kur kompozitori “Mozart” i kompozoi pjesët e interpretuara nga kuarteti.

15036313_700653480087842_4761254900928330581_n 15036550_700653393421184_8108782599312223700_n 15036660_700653836754473_1970867873132872203_n 14980682_700653946754462_8034588693656409211_n