Efektet e moratoriumit, rritet numri i shpendëve në lagunat shqiptare

0
213

Rreth 139 mijë shpendë dimërorë të ujit popullojnë 21 ligatinat shqiptare, kundrejt 90 mijë individëve në vitin 2016.

Këto janë të dhënat e censusit të shpendëve dimërorë të ujit, 2018. Rritja më e madhe është shënuar në lagunat e Karavastasë dhe Kune Vainit, me përkatësisht 7 mijë dhe 15 mijë shpendë.

Gjithashtu u regjistruan 60 specie të shpendëve ujorë ndërsa një numër surprizë shpendësh u numëruan në Kune Vain, 16% i totalit, ku në vitin 2017 ishte vetëm 5% i numrit të përgjithshëm të shpendëve regjistruar.

Përsa i përket shumëllojshmërisë, në krye qëndron Divjakë-Karavasta. Ndërsa Narta dhe Kune Vain kanë regjistruar më shumë se 30 lloje të ndryshme të shpendëve.

Rezultate pozitive u shënuan edhe në numërimin e Pelikanit Kaçurrel ku u regjistruan 230 individë, nga të cilët 120 në Karavasta, e vetmja zonë në vend ku ai folenizon, 33 individë në Nartë dhe në rezervuarin e Thanës, 56 individë.