Efektet pozitive nga konsumi i një gote vere në mbrëmje

612

1-Mund të sëmureni më rrallë

Ndërkohë që mendohet se asgjë nuk e zëvendëson një dietë ushqimore me vitaminat dhe ushqyesit që i duhen organizmit për të luftuar sëmundjet dhe virozat, kërkuesit kanë zbuluar se konsumimi i verës fiton mbi të gjitha përfitimet e rritjes së sistemit imunitar.

Antioskidantët që gjenden tek vera rrisin kolesterolin e mirë të zemrës HDL-në, duke e mbajtur edhe sistemin imunitar të fortë. HDL-ja ndihmon që të parandalohet krijimi i pllakave të këqija në arterie, që ndihmon edhe në parandalimin e sulmeve në zemër.

2-Mund t’a menaxhosh më mirë peshën tënde

Mund të mos jetë sekreti i humbjes së peshës, por disa kërkues pretendojnë se sipas studimeve të kryera rezulton se përbërësit që ndodhen tek vera ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës.

Në fakt, kërkuesit pranë Universitetit të Uashingtonit, bënë një eksperiment duke i ushqyer minjtë me një dietë ushqimore me yndyrë dhe me përbërës të verës dhe panë se ata shtuan rreth 40% më pak peshë se të tjerët.

Shkencëtarët e arsyetuan me faktin se antioksidanti resveratrol mund të konvertojë “yndyrnat e këqija” në “yndyrna të mira”, edhe pse ata nuk ishin në gjendje të provonin se si kjo ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.

Kijeni parasysh se vera nuk ka kalori. Të shtosh konsumin e saj nuk sjell më shumë përfitime. Për femrat rekomandohet një gotë çdo mbrëmje dhe për meshkujt dy të tilla çdo mbrëmje.

3-Do të forcosh zemrën

Nuk është vetëm antioksidanti resveratrol, të cilit i atribuohen të gjitha përfitimet e një gote verë çdo mbrëmje tek shëndeti i zemrës, sidomos ai i varieteteve të verës së kuqe. Substanca organike që gjendet tek vera e kuqe, procyanidins, lidhet direkt me mbrojtjen ndaj sëmundjeve të zemrës.

Në mbështjetje të kësaj vjen një studim i Universitetit të Harvardit, i cili analizoi të dhënat nga 11,711 meshkuj me hipertension apo presion të lartë të gjakut dhe gjetën se ata që pinin verë në mënyrë të moderuar kishin 30% më pak shanse për t’u prekur nga një atak kardiak.

Kini parasysh se sasia është çelësi! Futja e vazhdueshme dhe e tepërt e alkolit në organizëm shoqërohet me dobësimin e zemrës, që në mjekësi njihet si cardiomyopathydhe ndalim të zemrës.

4-Do të forcosh kockat

Ndërkohë që e dimë se pija e vazhdueshme shoqërohet me një risk të lartë të prekjes nga osteoporoza që është hollimi dhe dobësimi i kockave, studimet e ndryshme kanë treguar se konsumimi i një gote verë në ditë nga gratë në menopauzë ndihmon në rikuperimin e dëmtimit të kockave.

Alkooli ndikon në absorbimin e kalciumit në stomak, që me kalimin e kohës ndikon në aftësinë e ndërtimit të kockave të forta. Është e rëndësishme që të theksohet se edhe aktiviteti fizik luan një rol kyç në mbajtjen e kockave të forta dhe të shëndetshme.

4-Truri juaj qëndron më i mprehtë për një kohë më të gjatë

Është një fakt i njohur ky, që funksionet e trurit dobësohen me kalimin e një farë moshe. Ndaj dhe një mënyrë për të mbajtur funksionet e plota të trurit është konsumi i moderuar i verës çdo ditë.

Një studim i Universitetit të Kolumbisë analizoi të dhënat nga 1426 persona dhe gjeti se ata që konsumonin alkool në mënyrë të moderuar kishin një rënie më të ngadaltë të funksioneve të trurit sesa ata që nuk konsumonin fare.

5-Përmirëson shikimin

Edhe nëse mund të keni një shikim të turbullt ndërkohë që gjerbni atë gëllënjkën e verës, kërkimet kanë treguar se konsumi i moderuar i verës mund të ndihmojë shikimin tuaj në një kohë afatgjatë.

Një studim islandez gjeti se konsumuesit e moderuar të alkoolit janë 32% më pak të prirur që të preken nga perdet e syrit sesa ata që nuk konsumonin.

Më specifikisht ata që pinin verë kanë 43% më pak shanse që të preken nga ky problem i syrit se sa ata që preferonin të konsumonin birrë.

6-Mund të jesh më i gëzuar

Mund t’a keni provuar ndjesinë e shpeshtë të nxehtësisë dhe gëzimit që mund të përjetoni kur konsumoni verë. Kjo ka të bëjë me neurotransmetuesit serotonin, dopamin dhe peptidet opioid që gjenden tek alkooli.

Përveç kësaj vera mund të ndihmojë në mbajtjen larg të dëshpërimit për një kohë më të gjatë se sa koha që mbani në dorë gotën me verë.

Një studim i fundit që u fokusua në efektet e dietës mesdhetare, gjeti të dhëna surprizuese. Meshkujt dhe femrat që pinin dy deri në 7 gota gota verë çdo javë ishin më pak të prirur të prekeshin nga depresioni se sa ata që nuk pinë fare.

7-Ke më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri

Dihet se përdorimi i alkoolit, në përgjithësi lidhet me rritjen e riskut për t’u prekur nga kancerët e ndryshëm duke përfshirë edhe kancerin në sistemin riprodhues, por është gjithashtu e vërtetë se vera ka aftësi mbrojtëse.

Resveratroli që gjendet tek vera e kuqe ka përmbajtje anti-kancer, që e bën verën një opsion më të mirë se sa konsumi i alkoolit në prëgjithësi.

Një studim australian gjeti se femrat që pinin vazhdimisht një gotë verë në ditë apo në mbrëmje kishin 50% më pak shanse për t’u prekur nga kanceri ovarian krahasuar me ato femra që nuk konsumonin verë.