Ekipi kombëtar i Judo-s, 3 medalje në Kampionatin Ballkanik

0
76

Ekipi kombëtar i xhudos, me katër sportistë të “Vllaznisë”, ka arritur të fitojë 3 medalje në Kampionatin Ballkanik të organizuar në Kavadarci të Maqedonisë në datat 1 dhe 2 shtator.

”Kënaqësi t’i pres në zyrë dhe t’i uroj për medaljet Roland Vasinë, fitues i medaljes së artë dhe Aurora e Luigj Shkoza fitues të medaljeve të bronzta”, u shpreh Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, gjatë takimit me sportistët.

Aurora është e para sportiste në këtë sport që sjell një medalje për xhudon shqiptare të femrave.

Rezultatet fantastike janë fryt i një pune shumëvjeçare të vetë këtyre sportistëve, nën drejtimin e mjeshtrit Anton Shkoza, pioner i xhudos shqiptare.