Ekipi multidisiplinar i DRSH Vlorë, ndihmë pacientëve në nevojë

463

Në rast se dikush ndihet keq nga i nxehti dhe është në pritje të ndihmës së shpejtë, ekipi multidisiplinar i Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Vlorë, u vjen në ndihmë pacientëve në nevojë.

Projekti shërbimi shëndetësor në familje është në gadishmëri për t’u ofruar qytetarëve ndihmë shëndetësore në familjet të tyre, për të garantuar një kujdes shëndetësor cilësor. Vëmendje të veçantë zë mosha e tretë.

Ekipi i cili mbikqyr familjet e qendrave shëndetësore Nr. 2 dhe Nr. 5 dhe në qendrat shëndetësore të fshatrave Armen e Orikum ishin sot në familjet e pacientëve me probleme kronike HTA, AVC, IKK, diabetikë dhe me lëvizshmëri të kufizuar të fshatit Babicë e Madhe.

Ata realizuan vizita mjekësore, matje të tensionit arterial, matje të glicemisë, matje të frekuencës kardiake, matje të oksigjenit në gjak si dhe trajtuan probleme të muskulaturës, si pasojë e mosaktivizimit dhe qëndrimit shtrirë për një kohë të gjatë duke, theksuar rëndësinë e masazhit të vazhdueshëm tē muskulaturës dhe aktivitetit fizik të moderuar sipas diagnozave të pacientëve.