Elina Duni/Jazz Koncert

289

Koncert jazz i këngëtares Elina Duni në Lens, me rastin e ndeshjes së futbollit mes Zvicrës dhe Shqipërisë që do të mbahet më 11 qershor , në kuadër të kampionatit evropian të futbollit, “Euro 2016 FRANCE”.

Koncerti do të zhvillohet në qytetin Lens para ndeshjes Zvicër-Shqipëri, 11 qershor, në orën 18:00, në Muzeun e Louvre-Lens, 99 Rue Paul Bert 62300 Lens, në prani të lojtarëve nga të dyja ekipet, autoriteteve franceze, zvicerane dhe shqiptare, gazetarë dhe të ftuar dhe miq të tjerë. Koncerti organizohet nga Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada Zvicerane në Paris.
11 qershor 2016, ora 18: 00, Musée du Louvre-Lens, 99 Rue Paul Bert 62300 Lens.

 

13335854_1785084615037373_4142918411293383161_n
Foto nga Blerta Kambo

Burimi: Ministria e Kultures