“Elita 5” nderohet nga Bashkia Tiranë me “Çelësin e Qytetit”

217

Grupi legjendar i rokut “Elita 5” do të ndezë mbrëmjen e sotme skenën e Amfiteatrit të Liqenit, për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit, me disa prej këngëve të tyre më të mira.

Para koncertit, anëtarët e grupit u pritën në një takim të veçantë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i falenderoi për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë dhe për spektaklin që do t’u ofrojnë sot qytetarëve të Tiranës. Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi “Çelësin e Qytetit”, si një shenjë se për miqtë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura.